E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, protesta per shpronesimet

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar punimet ne rrugen Durres-Kukes dhe ka deklaruar per mediat se ceshtja e shpronesimeve tashme eshte zgjidhur.

“Problemet me shpronesimet thuajse eshte zgjidhur dhe ALUIZNI ka perfunduar gjithe punen”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Por ne terren situata eshte ndryshe. Disa banore te zones te fshatit Gostil dolen ne rruge per te bllokuar punimet per shkak se ata nuk jane shpronesuar.

Nje prej tyre, Haxhi Tafazi, vendosi te pengoje germimet, te cilat po i shkaterronin token e tij te mbjelle me pemtari. Duke qene pasuria e vetme e familjes se tij, ai ka marre parasysh rrezikun dhe veem nderhyrja e policeve e largon ate nga vendi i ndertimit. Por protesten e vazhdoi bashkeshortja e tij.

Policia pasi izoloi perkohesisht te zotin e shtepise dhe u kujdes qe te siguronte punimet ne kete zone e cila kalon mespermes tokave private te cilat ne raste te ndryshme ende nuk jane shpronesuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›