Pres. Obama nuk ndryshon planet pavaresisht kercenimit te pakonfirmuar terrorist

Presidenti Barak Obama nuk ka ne plan te ndryshoje rendin e tij te dites megjithe pohimet e autoriteteve qe thone se ekziston nje kercenim terrorist i besueshme por i pakonfirmuar kunder Shteteve te Bashkuara i planifikuar qe te perkoje me 10-vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit te vitit 2001.
Presidenti Obama ka ne plan te marre pjese te dielen ne ngjarjet perkujtimore ne vendet e sulmeve te asaj dite ne qytetin e Nju Jorkut ne Pentagon dhe ne Shanksvill te Pensillvanise. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhei Karni u tha sot gazetareve se presideneti nuk do ti ndryshoje keto plane.
Vetem pak hollesi jane njoftuar rreth natyres se kercenimit por Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton la te kuptohet se autori eshte al-Kaida. Duke mbajtur sot nje fjalim rreth kunder-terrorizmit ne Nju Jork Sekretarja Klinton e pershkroi kercenimin si nje raport se al-Kaida po perpiqet perseri te demtoje amerikanet dhe ne vecanti te veje ne shenjester Nje Jorkun dhe Uashingtonin.