Presidenca: Lajmi për zjarrin, i pavërtetë dhe abuziv

Presidenca ka sqaruar sot lajmin e publikuar në disa media për përfshirjen nga zjarri të zyrave të Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Në një deklaratë për shtyp, Presidenca e ka cilësuar këtë lajm si të pavërtetë dhe abuziv.
“Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë” thuhet në deklaratën e Presidencës.
Sipas Presidencës punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre.