Para zgjedhjeve, Samaras: Greqia jashtë krizës, jo euros

Lideri i Partisë së Djathtë Konservatore në Greqi, Antonis Samaras, para fillimit të procesit të zgjedhjeve të së dielës ka deklaruar se partia e tij do ta nxjerrë Greqinë nga kriza, por jo nga euro”.
Në rast fitoreje të partisë së tij, gjatë votimeve të së dielës , ku partia e tij përballet ashpër me Syriza-n e Aleksis Cipras, Samaras u garanton grekëve se do e nxjerrë vendin nga kriza, por jo nga monedha e përbashket e Eurozonës. Samaras theksoi para mijëra simpatizantëve në mitingun e fundit elektoral se nuk do lejohet askush që ta nxjerrë vendin nga Europa. Ndërkaq partitë në Greqi kanë zhvilluar ditën e fundit të fushatës, përpara zgjedhjeve vendimtare parlamentare të ditës së dielë, që do të vendosin nëse vendi do të qëndrojë ose jo brenda Eurozonës. Ishte Demokracia e Re, partia që fitoi zgjedhjet e muajit maj, por që nuk arriti të formonte një qeveri.
Sipas liderit të saj, Antonis Samaras, fitorja e tyre do të shmangte falimentimin e plotë të vendit, duke e mbajtur atë në përputhje me reformat e kërkuara nga BE. Megjithatë, sipas sondazheve, duhet të ndodhë një e papritur e madhe që Demokracia e Re të ketë shansin të qeverisë vendin, pasi grupi radikal i majtë i “Syrizas” pritet të dalë fitues. Lideri i kësaj partie, Alexis Tsipras, është kundër reformave shtrënguese që BE i ka vendosur Greqisë dhe sipas sondazheve jozyrtare, popullariteti i tij u forcua javën e shkuar nga marrja e një kredie prej 100 miliardë eurosh prej Spanjës, pa i vendosur kushte të ashpra, siç është bërë me vendin helen. Aktualisht,
Greqia përballet me një recesion të thellë ekonomik dhe një defiçit buxhetor prej rreth 160% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth 520 miliardë euro në total.