E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e KiE Haxhinasto ne Strazburg


Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto zhvilloi një vizitë në Strazburg, ku mori pjesë në ceremoninë e kalimit të presidencave të Komitetit të Ministrave nga Ukraina te Britania e Madhe.

Sic njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtëme, pjesëmarrja e ministrit Haxhinasto në këtë ceremoni ishte në cilësinë e presidentit të ardhshëm të KiE-së, në maj të vitit 2012.

Në fjalën e tij, zoti Haxhinasto tha se për Shqipërinë, 14 maj 2012, që përkon me marrjen e Kryesisë, do të jetë një moment historik.

“Ne jemi këtu si partnerë, gati për ta udhëhequr këtë familje me 47 anëtarë dhe Ne jemi gati për ta udhëhequr këtë familje me 47 anëtarë dhe të marrim përsipër përgjegjësitë në përmbushjen e objektivave

Edmond Haxhinasto
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë të marrim përsipër përgjegjësitë në përmbushjen e objektivave dhe interesave strategjike të Këshillit të Europës”, deklaroi Haxhinasto.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi disa takime, ndër to edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague. Duke iu referuar Kosovës, ministri Haxhinasto kërkoi mbështetjen e Britanisë për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, duke e konsideruar një veprim të tillë si një akt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së individëve atje.

Sekretari Hague theksoi se Britania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të cështjes së Kosovës, duke shtuar se ai vazhdimisht lobon për rritjen e numrit të vendeve që e njohin atë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
PS, numërohen fletët për asamblenë
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›