E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca, letër Arben Imamit

Share

Lufta e pushtetit dhe kompetencave mes Presidencës dhe Ministrisë se Mbrojtjes për emërimin e Komandantit te Flotës Detare hyn ne një faze te re. Vizion Plus ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i është drejtuar me një letër zyrtare homologut te tij ne Ministrinë e Mbrojtjes duke i kërkuar shpjegime lidhur me emërimin e zotit Ferdinand Kreshpa, ne krye te Flotës Detare. Ne tekstin e letrës nder te tjera thuhet se duhet një arsyetim i vendimit te ministrit Imami për këtë emërim, qe është konsideruar nga media dhe opozita si shkelje e hapur e Kushtetutës. Selia e kreut te shtetit është ne pritje te përgjigjes zyrtare nga ana e dikasterit te mbrojtjes dhe ne varësi te kësaj përgjigjeje do te jete edhe reagimi. Nëse institucioni i Imamit do te pretendoje se emërimi i Komandantit te Flotës është kompetence e ministrit, atëherë burime te Vizion Plus kane mësuar se çështja do te shkoje për interpretim ne Gjykatën Kushtetuese. Por nëse arsyetimi është se Zoti Topi emëron vetëm gjeneralët, ne këtë rast kjo lëvizje është nul dhe procedura për Komandantin e Flotës Detare duhet ne nise nga e para. I pyetur për këtë situate, deputeti socialist i Komisionit te Sigurisë, Ilir Gjoni, tha kjo është shkelje e Kushtetutës dhe Topi duhet te reagoje fort. Sipas Gjonit një gjë e tille ndodhi dhe për Bisht Pallën pasi ka interesa qe këtë baze detare ta kthejnë ne port privat. Një dite me pare, nga studioja e Zërit te Amerikës, shefi i Shtabit Gjeneral Xhemal Gjunkshi tha se presidenti ka kompetence vetëm mbi gjeneralët si grade dhe jo mbi postet. Nga ana tjetër, neni 169, paragrafi 3 i Kushtetutës thotë se me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore. Në ndryshim me rastin e shkarkimit të komandantit të mëparshëm të Flotës Detare, Kudret Çela, ku pati një dekret të Presidentit, në emërimin e Kreshpës është përdorur një tjetër standard, edhe pse libri themeltar nuk e përmend termin gjeneral për këtë situate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›