Turqia: Do të lobojmë për njohjen e pavarësisë

Turqia premton të lobojë fuqishëm për njohjen e Kosovës mes vendeve arabe.
Ambasador i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Mustafa Sarniç, deklaroi se pritet që vendimin e Emirateve të Bashkuara ta ndjekë edhe Katari e Jordania.
Starnic e ka dhënë këtë deklaratë në një intervistë për të përditshmen kosovare "Zëri", në përfundim të misionit të tij diplomatik në Kosovë.
Starnic pret njohje të shpejta të Kosovës edhe nga shtetet të tjera arabe.