Lojerat Mesdhetare ldquoMersin 2013rdquo

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat e 17-ta Mesdhetare “Mersin 2013”, në një ceremoni të veçantë nëPresidencë.
Këto lojëra do të zhvillohen në 20-30 qershor në Turqi. Presidenti Nishani, duke u uruar sportistëve suksese dhe medalje në Lojërat Mesdhetare, theksoi se ky aktivitet është një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë. Flamurin kombëtar e mori në dorëzim sportistja Anxhela Kashari, e cila në emër të delegacionit shqiptar në Lojërat e 17-ta Mesdhetare premtoi se do të japin maksimumin për të përfaqësuar sa më denjësisht kombin. Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar morën pjesë edhe drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të MTKRS-së si dhe drejtues të federatave sportive në vend. Në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” Shqipëria do të përfaqësohet me 75 sportistë të ndarë në 14 disiplina sportive. / Top Channel