E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidencialet në Malin e Zi, fitorja e Milatoviç, uron Abazoviç: Na pret një e ardhme e ndritur!

Nuk ka më asnjë pikëpyetje. JakovMilatoviç është presidenti i ri i Malit të Zi. Ka qenë vetë kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ai që, nëpërmjet një postimi në Tëitter, ka konfirmuar dhe përshëndetur me këtë rast fitoren e thellë të Millatoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përballë Milo Gjukanoviç.

“Fitore! Përgëzoj Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!’- shkruan Abazoviç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›