Presidencialet ngritje e lehte e Obama

Presidenti amerikan Barack Obama ka regjistruar një ngritje të popullaritetit të tij në muajin e fundit.
Kështu thotë sondazhi i kompanisë Ipsos i kryer për llogari të agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Sipas Ipsos, 49 për qind e amerikanëve, dy pikë më shumë krahasuar me tetorin, vlerësojnë se Obama po bën një punë të mirë.
Ndërsa kuota e amerikanëve që nuk bien dakord me politikën e ndjekur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka lëvizuar nga 50 për qind.
I njëjti sondazh sugjeron më tej se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara do të fitonte kundër të gjithëve, me përjashtim të Mitt Romney, me të cilin po zhvillon një duel kokë më kokë.
Rritje të popullaritetit të Barack Obama tregonte edhe sondazhi i kryer më parë nga gazeta “Washington Post” dhe televizioni “ABC”.
Gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Shtetet e Bashkuara është ashpërsuar tej mase.
Ajo po shoqërohet me akuza për agresion seksual ndaj një prej kandidatëve, ndërkohë që edhe mes atyre të të njëjtit krah debatet e zhvilluara kanë qenë të forta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes