E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez Sulmi ndaj Iranit po afron


Opsioni ushtarak ndaj Iranit, nga ana e Izraelit dhe vendeve të tjera, është gjithmonë e më afër.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e së premtes presidenti izraelit, Shimon Peres, në një intervistë për një televizion privat lokal.

“Shërbimet e sigurisë të të gjitha vendeve e kuptojnë se koha nuk pret dhe për rrjedhojë paralajmërojnë drejtuesit respektivë”, ka thënë Peres.

“Mesa duket, Irani po u afrohet armëve bërthamore. Gjatë kohës që ka mbetur, duhet t’u kërkojmë vendeve të botës të reagojnë”, ka shtuar ai.

Hipotezat e planifikimit të një sulmi mbi Iranin u publikuan pak ditë më parë në faqet e gazetës britanike “The Guardian” dhe iu atribuarn Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Por një ditë më vonë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se Aleanca nuk ka ndërmend të bëjë ndërhyrje ushtarake në Iran.

Kundër këtij opsioni doli Kina, e cila hodhi poshtë përdorimin e forcës, të cfarë do forme qoftë ajo, kundër Iranit për programin e tij bërthamor.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit, në vecanti Shteteve të Bashkuara, u tensionuan pasi FBI zbuloi një komplot iranian për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington.

Irani i hodhi poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar ato si një sajesë të vetë administratës amerikane.

Por presidenti Barack Obama reagoi pas akuzave të Iranit për shpifje duke deklaruar se Uashingtoni i ka të gjitha provat për të vërtetuar orkestrimin e atentatit ndaj ambasadorit saudit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›