Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës nisën sot takimin e tyre në qytetin e Vlorës.

23 qershor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mirëpriti sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, të cilët i janë pëgjigjur kështu pozitivisht ftesës së Kryetarit të Shtetit për zhvillimin e një takimi informal në vendin tonë.
Në një bisedë të ngrohtë e miqësore të zhvilluar menjëherë pas mbërritjes së Presidentëve në qytetin e mirënjohur historik e turistik shqiptar, u shpreh kënaqësia e përbashkët për këtë takim shumë domethënës, të rëndësishëm dhe të nivelit më të lartë të përfaqësimit të katër vendeve fqinjë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Presidentët shprehën besimin se tezat që do të diskutohen në bisedimet dypalëshe, mendimet e shkëmbyera mes tyre për çështjet më bashkëkohore dhe thelbësore, që prekin aktualisht vendet tona dhe njëkohësisht ato që shqetësojnë rajonin ballkanik në përgjithësi, po ashtu dhe vlerësimet e sugjerimet konkrete që pritet të shpalosen në to, do të jenë një tjetër kontribut me rëndësi në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes këtyre katër vendeve fqinje në përmbushje të interesave të ndërsjella dhe në kuadër të integrimit euroatlantik.
Presidentët në mënyrë të veçantë vlerësuan rëndësinë e këtij takimi në përforcimin e një imazhi të ri të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor si një hapësirë të qetë, e cila vlerësohet pozitivisht dhe me optimizëm dhe ku orientimi i përbashkët drejt integrimit evropian dhe atlantik, e veçanërisht nxitja e kësaj politike, po dimensionon pozitivisht rrjedhën e zhvillimit të vendeve të rajonit tonë. Nga Presidentët u ritheksua dëshira dhe angazhimi që përpjekjet e vendeve dhe popujve tanë duhet të bashkohen drejt këtij qëllimi madhor, që do të thotë më shumë mundësi, më shumë demokraci e më shumë zhvillim për të gjithë ne.
Në këto momente, në ambientet e Hotel ‘’Internacionalit’’ në Vlorë po zhvillohen takime bilaterale mes Presidentëve të katër vendeve ballkanike.