Kryeministri Berisha: Rruga e Bregut, një nga investimet më të shkëlqyera të qeverisë sonë për turizmin
Kryeministri Berisha, u shpreh sot në mbrëmje, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave se inaugurimi sot i rrugës së Bregut, prej 80 kilometra, përbën një nga investimet më të shkëlqyera të qeverisë për turizmin.
Kjo rrugë, tha Kryeministri, së bashku me dhjetëra e dhjetëra projekte që janë në vazhdim në fshatrat e Bregut, do t’i japin asaj zone infrastrukturën më të përshtatshme për të përballuar shumëfishin e numrin të turistëve që përballon sot.
Duke iu referuar investimeve të përgjithshme në këtë zonë, Kryeministri theksoi se në këtë zonë po bëhet një punë intensive në ujësjellësit, kanalizimet, restaurimet e kishave, rrugët që zbresin drejt detit, ku natyrisht rruga e Bregut është investimi më kryesor.
23/06/2009