E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti/ Alibeaj: Refuzoj me forcë çdo tentativë për përçarjen e grupit! Salianji: Të shtyhet mbledhja!

Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Demokratike me fokus zgjedhjen e presidentit të ri, Enkelejd Alibeaj tha se gjatë mbledhjes së ditës së sotme nuk do të merret asnjë vendim për Presidentin pasi vendimin do të merret në një moment tjetër, pas ezaurimit të fazës së marrjes së mendimit të secilit. Alibeaj u shpreh se përpos tentativave për të bashkuar, ka tentativa për ta përçarë edhe grupin parlamentar, gjë që të cilën ai tha se do ta refuzojë me forcë që të mos ndodhë.

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.  Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate këtij muaji kemi bërë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anëtaret e këtij grupi kanë bërë përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo të tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh“, tha Alibeaj. 

Nga ana tjetër deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që mbledhja e kësaj të enjteje të shtyhet, me qëllim që të jenë të pranishëm dhe pjesa tjetër e deputetëve.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens, kërkohet autorizim për tu ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Duhet të shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne“, tha Salianji.

Ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD janë shprehur pro uljes në tryezë për negociata lidhur me presidentin e ri.

Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet. 

Lefter Gështenja: Së pari nëse duhet të bëj lajm do të thoja që ne nuk duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në fakt unë jam që duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jete presidenti. Para opinionit publik në nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurte që qytetaret do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një anti- komunist që nuk shitet e nuk blihet.

Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale

Ferdinand Xhaferraj: Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi! Te negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.

Enkelejd Alibeaj, në cilësinë kreut të grupit parlamentar ka thirrur mbledhjen e deputetëve, ku fokusi ka qenë pikërisht procesi i zgjedhjes së presidentit të ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›