E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet grupi i PD-së, Alibeaj: Të respektohet dhe dëgjohet zëri i secilit deputet!

Në një dalje për mediat para mbledhjes me grupin parlamentar ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit, Kreu i Grupit Enkelejd Alibeaj tha se e ka për detyrim që të dëgjojë anëtarët e grupit të PD lidhur me çështjen në fjalë.

“Për çështje të tilla ju e dini që ka një rregullore që përcakton pozitën, të drejtat, detyrimet e secilit dhe në rregulloren e miratuar në 2017 është nëni 4 që përcakton se mbledhjet e grupit parlamentar thirren dhe drejtohen nga kryetari i grupit parlamentar. Kështu që është detyrim. Për çështje kaq të rëndësishme do të duhet të dëgjohet, të respektohet zëri i secilit deputet“, tha Alibeaj.

Teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet si kryetar nga grupi i Rithemelimit, Alibeaj tha se në fokus kanë çështje të tjera.

“Ça ishte ajo, komisioni? E ç’a pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.”, tha ai.

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit të ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›