Presidenti Arvizu Te vijoje dialogu politik

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka zhvilluar një vizitë në selinë e Partisë Socialiste, ku me kryetarin Edi Rama ka diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Duhet të ketë qenë një bisedë tepër e rezervuar, duke qenë se këtë herë zoti Arvizu, të paktën në deklaratën për mediat, nuk shoqërohej nga përkthyesja e tij.
“Biseduam me zotin Rama për presidentin e ri, por nuk folëm me emra konkretë. Shpresoj që liderët shqiptarë të marrin parasysh interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Arvizu.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara ka nënvizuar se, është e rëndësishme që personi që do të zgjidhet, Objektiv i politikës duhet të jetë që presidenti të zgjidhet në raundin e parë. Loja duhet të luhet sipas rregullave
Alexander Arvizu
Ambasador i SHBA, Tiranë të zgjidhet sipas Kushtetutës dhe të respektojë institucionet.
“Do të jetë e vështirë që një person të ketë gjithë këto karakteristika. Por zgjedhja presidentit është e rëndësishme për integrimin e vendit”, ka thënë Arvizu, i cili u ka sugjeruar partive politike vijimin e dialogut.
“Është një proces i vështirë dhe unë vlerësoj dialogun që po bëhet. Shpresoj të ketë më shumë takime të tilla dhe debate në emisione televizive”, është shprehur diplomati amerikan.
“Objektiv i politikës duhet të jetë që presidenti të zgjidhet në raundin e parë. Loja duhet të luhet sipas rregullave”, ka nënvizuar më tej ai.
Ndonëse këtë herë nuk foli me emra konkretë, muajin e kaluar ambasadori Arvizu nuk ngurroi të vlerësonte figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, me të cilin zhvilloi dhe një takim për rreth 90 minuta në një nga lokalet e kryeqytetit. Zgjedhja e presidentit
Ethet presidenciale në Shqipëri
Holtkemper: Presidenti të zgjidhet me dialog
"Presidenti", Rama: Procesi me rëndësi për integrimin