Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke shprehur solidaritet të plotë me vendin aleat.
Në një postim në rrjetin social X, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria dënon këtë veprim dhe mirëpret reagimin e Polonisë, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Presidenti Begaj nënvizoi se “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe mbrojtjes kolektive të të gjithë anëtarëve.”
/rtsh.al/