Presidenti Begaj vizitë shtetërore në Kazakistan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kazakistan, me ftesë të homologut të tij, presidentit të Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në datat 6-8 shtator 2023.
Sipas një njoftimi për shtyp, më 7 shtator, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga presidenti Tokayev. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm, si dhe interesi për zhvillimin e hapësirave ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve.
/rtsh.al/