Presidenti, Berisha: Rama i pasinqertë për emrat

Kryeministri Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së, një orë përpara se të mblidhet Kuvendi për të votuar kandidatin për president të vendit. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha iu referua takimit të djeshëm me kryesocialistin Rama duke e cilësuar këtë të fundit si njeri të pasinqertë.
“Në të gjithë këtë periudhë nga data 26 maj deri mbrëmë janë bërë të gjitha përpjekjet që në fryëmn dhe gërmn e kushtetutës të arrihet në një mirëkuptim dhe zbatim të saj. Pikërisht në respekt të këtij procesi u vendos që të përzgjidhet kandidatura të cilat opozita ti votonte. E vërteta është që me gjithë përpjekjet tona ishte e pamundur që të bindje Ramën të pranonte ndonjë kandidaturë” theksoi Berisha.
vijon..