E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Berisha Rama te ndale bllokimin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, se në takimet me aleatët është i qartë vullneti për t'i dhënë vendit Presidentin me vlerat, virtytet, aftësitë dhe integritetin e merituar.

Që në fillim të fjalës së tij, Berisha akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se po kërkon ta shndërrojë çështjen e presidentit, në çështje pazari.

"Rama flet për kriza, për ekzekutime politike të të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paçka se ata janë votuar nga i gjithë spektri politik, duke dhënë kështu shembullin jashtëzakonisht të papranueshëm për këtë kohë. Ai ngrihet kundër të gjithë anëtarëve të KQZ-së, i shpall ata armiq dhe kërkon Zgjedhja e presidentitPresidenti, PS e LSI mbledhin kryesitë Rama: Raundi i parë pa emër Presidenti, vihen në lëvizje ambasadorët largimin e tyre të menjëhershëm, në një kohë që ne ftojmë të zgjedhim Presidentin e Republikës me një proces me konsensus", tha Berisha.

Berisha theksoi se Rama, të gjitha përpjekjeve të maxhorancës për të bashkërenduar punën për zgjedhjen e Presidentit, po i përgjigjet me një sërë akuzash, të cilat, sipas kryeministrit, fshehin vullnetin e kreut socialist, për të bllokuar procesin e integrimit.

Më tej në fjalën e tij, para anëtarëve të Kryesisë, Berisha i kujtoi Ramës ndryshimet kushtetuese të vendosura bashkarisht në vitin 2008, ndërsa theksoi se kreu i vendit duhet zgjedhur me konsensus dhe më pas të përfundojnë edhe reformat e nisura.

"Jemi të gatshëm të ndryshojmë Kushtetutën për heqjen e imunitetit", tha ndër të tjera shefi i qeverisë. Në fund Berisha rikonfirmoi se nuk do të ketë një takim mes tij dhe Ramës për çështjen e Presidentit, duke kujtuar se reformat më të rëndësishme për vendin janë realizuar edhe pse mes tyre nuk ka patur ndonjë takim.

Mblidhet Kryesia e LSI-së

Thuajse në të njëjtën orë me mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë mbledhje, Kryesia mandatoi kreun e LSI-së, Ilir Meta për negociatat politike për gjetjen e emrit të presidentit të ardhshëm të vendit.

Gjithashtu, kreu i LSI-së, prite të takohet në Kryesinë e Kuvendit me aleatët.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›