E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti emrat e maxhorances ne oret ne vijim

”Mazhoranca është përfshirë në bisedime intensive dhe do të publikojë një listë me emrat e kandidatëve potencialë për president në orët e vona të së martës apo të mërkurën në mëngjes”.

Këtë e bëri me dije kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në përfundim të takimit të katër krerëve të partive parlamentare të maxhorancës.

Takimi nisi rreth orës 18:15 në kryesinë e Kuvendit dhe zgjati për rreth një orë e gjysmë, deri në daljen e Metës, Mediut dhe Idrizit. Në emër të të gjithëve, ishte kryetari i LSI-së, ai që deklaroi: “Sikurse gazetarët dhe opinioni publik po e ndjek me interes, përpjekjet nga ana e maxhorancës Emrat do të përzgjidhen nga fusha politike, drejtësia dhe diplomacia. Nuk e kemi ende listën, pasi nëse do ta kishim do ta komunikonim, por po punojmë për këtë, dita nuk ka përfunduar dhe nata gjithashtu është para

Ilir Meta
Kryetar i LSI-së parlamentare janë mjaft intensive, vullneti është pozitiv. Disa kritere të konsoliduara tashmë janë bërë publike në takimin e parë dhe besojmë se në orët në vijim do të ketë një listë me emra përfaqësues, e cila natyrisht do të komunikohet dhe do të diskutohet me përfaqësuesit e opozitës në Parlament”.

Duke përsëritur deklaratën e mëparshme të kryeministrit Berisha, në lidhje me fushat nga mund të zgjidhet presidenti, Meta shtoi: “Emrat do të përzgjidhen nga fusha politike, drejtësia dhe diplomacia. Nuk e kemi ende listën, pasi nëse do ta kishim do ta komunikonim, por po punojmë për këtë, dita nuk ka përfunduar dhe nata gjithashtu është para. Pa dyshim, nuk ka arsye që lista të jetë e pafundme. Ajo do të përfshijë disa emra të menduar mirë. Vullneti i maxhorancës është që të bëhet një zgjedhje konsensuale dhe shpresojmë që nesër (të mërkurën) të arrihet një marrëveshje në Parlament”.

Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha u largua nga kryesia e Kuvendit pa dhënë komente. Më parë gjatë ditës, ai sulmoi liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për bllokimin e procesit dhe për tentativën e shtyrjes së vendit drejt një krize politike.

Presidenti, Berisha: Rama të ndalë bllokimin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, se në takimet me aleatët është i qartë vullneti për t'i dhënë vendit Presidentin me vlerat, virtytet, aftësitë dhe integritetin e merituar.

Që në fillim të fjalës së tij, Berisha akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se po kërkon ta shndërrojë çështjen e presidentit, në çështje pazari.

"Rama flet për kriza, për ekzekutime politike të të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, paçka se ata janë votuar nga i gjithë spektri politik, duke dhënë kështu shembullin jashtëzakonisht të papranueshëm për këtë kohë. Ai ngrihet kundër të gjithë anëtarëve të KQZ-së, i shpall ata armiq dhe kërkon largimin e tyre të menjëhershëm, në një kohë që ne ftojmë të zgjedhim Presidentin e Republikës me një proces me konsensus", tha Berisha.

Berisha theksoi se Rama, të gjitha përpjekjeve të maxhorancës për të bashkërenduar punën për zgjedhjen e Presidentit, po i përgjigjet me një sërë akuzash, të cilat, sipas kryeministrit, fshehin vullnetin e kreut socialist, për të bllokuar procesin e integrimit.

Më tej në fjalën e tij, para anëtarëve të Kryesisë, Berisha i kujtoi Ramës ndryshimet kushtetuese të vendosura bashkarisht në vitin 2008, ndërsa theksoi se kreu i vendit duhet zgjedhur me konsensus dhe më pas të përfundojnë edhe reformat e nisura.

"Jemi të gatshëm të ndryshojmë Kushtetutën për heqjen e imunitetit", tha ndër të tjera shefi i qeverisë. Në fund Berisha rikonfirmoi se nuk do të ketë një takim mes tij dhe Ramës për çështjen e Presidentit, duke kujtuar se reformat më të rëndësishme për vendin janë realizuar edhe pse mes tyre nuk ka patur ndonjë takim.

Rama reagon në Twitter

Kreu i Partisë Socialiste reagoi në Twitter ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

"Të bardhën të zezë e të zezën të bardhë Kryeministri e ka mësuar në shkollën e Enverit, s'ia kalon kush këtu, po unë përsëris: Vullnet politik, jo dokrra!", shkroi Rama në rrjetin social.

Në një tjetër mesazh, Rama shtoi: "Reformat i ka bllokuar Kryeministri se s'ka vullnet politik për zgjidhje politike,jo teknicienët e matematicienët! Dialog domethënë vullnet, jo kafemuhabet."

Sipas Ramës "tryeza e dialogut politik kërkohet nga interesi kombëtar".

Mblidhet Kryesia e LSI-së

Thuajse në të njëjtën orë me mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë mbledhje, Kryesia mandatoi kreun e LSI-së, Ilir Meta për negociatat politike për gjetjen e emrit të presidentit të ardhshëm të vendit.

Gjithashtu, kreu i LSI-së, prite të takohet në Kryesinë e Kuvendit me aleatët. Zgjedhja e presidentit
Presidenti, PS e LSI mbledhin kryesitë
Rama: Raundi i parë pa emër
Presidenti, vihen në lëvizje ambasadorët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›