Presidenti Biden premton ndihmë të menjëhershme për të mbijetuarit e zjarreve në Hawaii

Presidenti amerikan Joe Biden ka komentuar zjarret në Hawaii ndërsa udhëtonte për në Utah. Ai u zotua se reagimi federal ndaj fatkeqësisë do të sigurojë që “kushdo që ka humbur një të dashur, ose që shtëpia i është dëmtuar ose shkatërruar, do të marrë ndihmë të menjëhershme”.
Biden premtoi të thjeshtojë kërkesat për ndihmë federale dhe tha se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave po “rriste personelin e urgjencës” në Maui.
Ai gjithashtu urdhëroi të gjithë personelin e Gardës Bregdetare dhe të Forcave Ajrore në ishull që të punonin me Gardën Kombëtare të Hawait për të ndihmuar.
“Lutjet tona janë me popullin e Havait. Por jo vetëm lutjet tona. Çdo aset që kemi do të jetë në dispozicion të tyre”, tha ai. Apnews
/rtsh.al/