E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Polonia planifikon të vendosë 10,000 ushtarë në kufirin e saj me Bjellorusinë

Polonia synon të vendosë 10,000 ushtarë përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë. Kjo u bë e ditur të enjten nga ministri i Mbrojtjes i vendit. Varshava shqetësohet për praninë e mercenarëve të lidhur me Rusinë në Bjellorusi dhe emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin pa autorizim.

Nga ana tjetër, ushtria polake tha se po kërkonte një zonë afër kufirit me Bjellorusinë për një siguresë të humbur nga një raketë, por se ajo nuk përbënte kërcënim sepse “detonatori ka mbrojtje të integruar”. 

Siguresa humbi gjatë “aktiviteteve intensive duke përdorur pajisje të specializuara për të garantuar sigurinë”, tha ushtria.

“Të martën, pas përfundimit të fluturimeve luftarake, në një nga helikopterët që kryente patrullimin në zonën kufitare u konstatua se nuk kishte fitil te njëra prej raketave. Fluturimi u krye përgjatë brezit kufitar dhe jo mbi zona të banuara, “- tha ushtria në një deklaratë, duke u bërë thirrje banorëve që të lajmërojnë policinë nëse shohin sendin e humbur.

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha se 10,000 ushtarë do të vendosen përfundimisht në zonën kufitare. Ai e bëri njoftimin në një intervistë në radio shtetërore një ditë pasi një zyrtar tjetër tha se Polonia po dërgonte 2,000 trupa shtesë në kufi gjatë dy javëve të ardhshme, duke dyfishuar praninë e saj ushtarake atje.

Ushtarët janë duke u dislokuar për të përforcuar punën e oficerëve të policisë dhe të Gardës Kufitare.

Për dy vjet, Polonia është përballur me emigrantët që mbërrijnë në kufi nga Bjellorusia duke u përpjekur që të hyjnë ilegalisht në vend. 

Qeveria në Poloni dhe vende të tjera përgjatë krahut lindor të NATO-s kanë akuzuar presidentin Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë, një aleat i Rusisë, për hapjen e rrugës së migrimit në një akt të “luftës hibride” që synon krijimin e destabilitetit në Perëndim.

Polonia është gjithashtu e shqetësuar për praninë e luftëtarëve të grupit Ëagner që u vendosën në Bjellorusi pas një rebelimi jetëshkurtër në Rusi në qershor. Ankthi u shtua më tej javën e kaluar kur dy helikopterë ushtarakë bjellorusë hynë për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore polake, diçka që Varshava e shihte si një provokim të qëllimshëm.

Me zgjedhjet parlamentare në Poloni të planifikuara për në 15 tetor, partia konservatore në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, është përpjekur të tregojë se është serioze për sigurinë pasi kërkon një mandat të tretë të paprecedentë.

Një zyrtar i NATO-s tha në fillim të kësaj jave, ndërsa Bjellorusia filloi stërvitjet ushtarake pranë kufirit të saj me Poloninë, se aleanca ushtarake perëndimore po monitoronte situatën në Bjellorusi, por nuk shihte ndonjë kërcënim të menjëhershëm.

“NATO e ka rritur ndjeshëm praninë e saj mbrojtëse në pjesën lindore të aleancës në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë. Ne vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të penguar çdo kërcënim dhe për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat,”- tha të hënën zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të afërt ushtarak të paraqitur nga mercenarët Ëagner për aleatët tanë, por ne mbetemi vigjilentë,”- shtoi Lungescu.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të afërt ushtarak të paraqitur nga mercenarët Ëagner për aleatët tanë, por ne mbetemi vigjilentë,”- shtoi Lungescu. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›