E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Mos u ngatërroni me ne, do ju vijmë papritur një natë

Presidenti turk Tayip Erdogan ka kërcënuar sërish Greqinë. Pavarësisht takimit greko-turk që u zhvillua të premten në Bruksel në kushte të fshehtësisë mes Anna-Maria Boura, drejtoreshë e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ibrahim Kalin, përfaqësues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit turk, Erdogan iu kthye retorikës së provokimeve ekstreme duke kërcënuar Greqinë se Turqia “do t’i shkonte papritur një natë”.

“Çfarë po thonë? Se po vijnë turqit e çmendur. Sidomos për raketën Typhoon na u tha se rrezet e saj arrin 560 kilometra. Nuk na mjaftonte dhe patëm një takim përkatës javën e kaluar. “Cila është gjendja përfundimtare në të cilën jemi?”, e pyeta. Do të arrijmë 1000 kilometra. A nuk i bën kjo grekët të kërcejnë? Mund të vijmë papritur një natë. Greqia nuk duhet të ngatërrohet me ne. Ne u thamë atyre se mund të dalim nga askund një natë dhe ne mund ta vërtetojmë këtë. Nëse ata nuk respektojnë dhe pushojnë së provokuari në Egje, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ju në Egje”, tha Erdogan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›