Presidenti Erdogan shpall rajonet e zjarreve “ zona fatkeqësish”

Prej ditësh Turqia është përfshirë nga zjarre të shumtë, kryesisht në zonat turistike, ku janë regjistruar edhe humbje jetësh.
Presidenti i Turqisë Regep Taip Erdogan ka zhvilluar një vizitë në këto zona dhe siguruar banorët se lufta me falkët do të vazhdojë. Presidenti turk ka deklaruar se këto rajone janë “shpallur si zona fatkeqësish”. Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me flakët në ditën e pestë të tyre, ndërsa numri i viktimava ka shkuar në gjashtë. “Arsyeja kryesore për e këtyre ngjarjeve është fakti Shoqata Aeronautike Turke nuk ka qenë në gjendje të përditësojë flotën e avioneve dhe teknologjinë e saj,” tha Erdogan gjatë një vizite në qytetin Manavgat, një nga zonat e prekura.
Ekipet e zjarrfikësve i kanë shuar zjarret. Zjarret shpërthyen të Mërkurën dhe që atëherë kanë plagosur më shumë se 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e fshatrave dhe hoteleve. Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli shkroi në Tëitter se dhjetë zjarre janë ende duke u zhvilluar dhe 88 të tjerë janë vënë nën kontroll që nga e Mërkura.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë ndezur me qëllim. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan falënderoi homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë një telefonate për dërgimin e avionëve dhe helikopterëve në ndihmë, tha presidenca.
Më shumë se 2,600 zjarre kanë shpërthyer çdo vit mesatarisht në dekadën e fundit, por kjo shifër u rrit në gati 3,400 vitin e kaluar, tha Husrev Ozkara, nënkryetar i Shoqatës Turke të Pyjeve.