E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha nga Shkodra: Rreth 5 mijë biznese janë mbyllur, mungon mbështetja nga qeveria

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi  këtë të mërkurë një bashkëbisedim me sipërmarrësit në Shkodër . Në fjalën e tij, zoti Basha deklaroi se biznesve u ka munguar mbështetja nga qeveria dhe për këtë arsye janë detyruar të mbyllen.“4.900 biznese janë mbyllur në Shkodër. Ekonomia 7 vite në krizë, pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen. Falimentimi masiv i bizneseve vjen pasojë e braktisjes së biznesit nga qeveria.” tha zoti Basha. 
Lideri demokrat  i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi.  Ai vazhdon të këmbëngulë se kryeministri socialis , Edi Rama fsheh numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19. “Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare”, deklaroi kreu i PD.

 Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha premton vendosjen e taksës së sheshtë 9 %, si masë për liberalizimin e ekonomisë dhe mbështetjen e biznesit. “Taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, sigurimeve shoqërore, rrit fitimet e biznesit. Programi ynë synon të ndërtojë rregulla të qarta, të zbatueshme dhe burokraci minimale. Taksa e sheshtë është një mënyrë për të shmangur abuzimet ndërkohë që dixhitalizimi largon taksidarët nga dera e biznesit. Inspektorët nuk mund të rrinë në derë të biznesit”, tha lideri demokrat Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›