Presidenti Iranian: “Ne nuk duam të vazhdojmë, është Amerika që duhet të zgjedhë nëse dëshiron ta përfundojë luftën apo jo!

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se i takon Shteteve të Bashkuara të zgjedhin se kur do të përfundojë lufta me Iranin, teksa u pyet nëse konflikti mund të përfundojë deri në fund të vitit.
Po ashtu Presidenti iranian tha se Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei, i cili ka munguar në publik për muaj të tërë, është në gjendje të mire shëndetësore, duke hedhur poshtë pretendimet se ai ka vdekur apo ka pësuar hemorragji celebrale.
U takova rreth një muaj më parë me Khamenein për bisedime. Nuk mbaj mend datat e sakta. U takuam për rreth shtatë orë. Ai mund të sundojë pa asnjë problem”, tha ai.
Pezeshkian ia atribuoi izolimin e Khameneit “mungesës së sigurisë së krijuar nga veprimet e të huajve”, të cilët ai i quajti “agresorë”.
Gjendja shëndetësore e Khameneit është vënë në pikëpyetje që kur ai u plagos rëndë gjatë Operacionit Epic Fury, i cili vrau babanë dhe paraardhësin e tij së bashku me disa anëtarë të familjes