E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Iranian ankohet tek Putin: Perëndimi të heqë sanksionet

Perëndimi duhet ti heqë sanksionet Iranit, të cilat i janë vënë si pjesë e problemeve rreth programit të saj bërthamor, i tha të premten presidenti iranian Hassan Rouhani homologut të tij rus Vlladimir Putin.

Nuk ka asnjë arsye për sanksione të motivuara politikisht, citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax presidenti iranian të ketë thënë gjatë takimit të parë njohës me homologun rus, që u zhvillua në Kirgistan.

Sipas kreut të porsazgjedhur të shtetit islamik, programi bërthamor iranian ka qëllime paqësore.

Sanksionet kundër Iranit janë ngritur dhe forcuar me kalimin e viteve, dhe ato janë ngritur kryesisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara, i cili shtet nuk po bindet se Irani nuk është duke bërë përpjekje për të ndërtuar një bomb bërthamore.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka ftuar fuqitë botërore për më shumë transparencë në raport me programin iranian nuklear.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›