E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Macron: Do duhen dekada që Ukraina të pranohet në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strasburg ka deklaruar se do duhen dekada që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian. Macron sugjeroi që Ukraina t’i bashkohet një ‘komuniteti paralel evropian’ teksa pret vendimin për t’u pranuar në BE.

“Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për të lejuar Ukrainën të bashkohet, do të zgjaste vërtet disa vite, ndoshta disa dekada. Kjo është e vërteta, nëse nuk vendosim të ulim standardet për pranim. Dhe të rimendojmë unitetin e Evropës sonë.”, tha Macron, raporton BBC.

Fjalët e tij erdhën ndërsa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donbasit, ku Rusia po përpiqet të arrijë përfitime.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›