Presidenti, Malaj: PS-ja duhet të mbështesë Nanon

Sipas tij, në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Sali Berisha jo rastësisht mbivendos apo ngatërron statusin e kryeministrit me statusin e kryetarit të partisë më të madhe qeverisëse.
Malaj theksoi se dështimi në zgjedhjen e një Presidenti konsensual do të ishte turpërues për klasën politike shqiptare.
Intervista e plotë:
Z. Malaj, si i vlerësoni qëndrimet e maxhorancës ndaj opozitës? A mendoni se ka pasur një proces të ndershëm për përcaktimin e një kandidati konsensual mes palëve për President?
Detyrimi ynë është të krijojmë një konsensus sa më të gjerë, sa me te plotë dhe sa me real për Presidentin. Kjo na nxjerr nga ngërçi politik, redukton ngërçet e ardhshme politike, lehtëson përfitimin e statusit te vendit kandidat. Maxhoranca vazhdon të mos angazhohet për një konsensus, duke filluar nga konsensusi për Presidentin, dhe pa vonesë edhe për tri reformat që kushtëzojnë përfitimin e statusit të vendit kandidat, reforma elektorale, parlamentare, dhe kufizimi i mandatit të politikanëve e gjyqtarëve.
Mendoni se Partia Socialiste është lënë jashtë këtij procesi nga maxhoranca?
Deri tani po, pasi kjo verifikohet edhe nga dështimi i raundit të parë dhe rrezikut potencial për dy raundet e tjera që kërkojnë një shumicë të cilësuar për të zgjedhur Presidentin. Lënia jashtë këtij procesi e opozitës së vendit krijon kosto shtesë në zhvillimet e ardhshme politike në vend.
Si e vlerësoni kandidaturën e maxhorancës, Xhezair Zaganjorin, për President? Sipas jush, a i plotëson z. Zaganjori kriteret e duhura për të qenë President i vendit?
Nëse flasim për kriteret formale, patjetër po - karriera e tij akademike dhe diplomatike, statusi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të vendit janë elementë thelbësorë dhe cilësorë për një kandidat potencial për të qenë President i vendit të tij. Problemi qëndron se ndërsa kriteret formale për të qenë President i vendit i plotësojnë shumë personalitete politike, akademike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kriteri politik, zgjedhja në mënyrë konsensuale e Presidentit të ardhshëm të vendit, është shumë e vështirë.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ju ka kërkuar në mbledhjen e grupit që të paraqisni emra konkretë, të cilët do donit të ishin pjesë e diskutimeve së pari në tryezën e PS-së e më pas në negociatat që mund të zhvillohen me PD-në. A është koha e duhur për një thirrje të tillë nga kryetari juaj?
Jo vetëm Partia Socialiste, por edhe Partia Demokratike e partitë e tjera parlamentare mund të kishin rritur transparencën e përzgjedhjes se kandidatëve respektivë për President të vendit. Presidenti ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike në vend jo vetëm bazuar në atributet e tij kushtetuese, por edhe në angazhimet e tij publike. Do të jetë me efekte negative për demokracinë ne vend, që përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme të vendit ta nxjerrim nga modeli i marrëveshjeve të fshehta në vende të fshehta midis disa kryetarëve partish, apo të marrëveshjeve të minutave të fundit. Ndoshta në të ardhmen Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por derisa të miratohet ky ndryshim, partitë politike nuk kanë asnjë pengesë që të përzgjedhin kandidatët e tyre me një proces konkurrues në partitë e tyre duke lejuar edhe votimin e qytetarëve të vendeve të tyre në këtë përzgjedhje. Modeli i fundit i socialistëve francezë rezultoi i suksesshëm për këtë parti që kishte dekada grindjeje midis disa personaliteteve të saj dhe nuk fitonte dot Presidentin e vendit.
A nuk duhej të diskutoheshin në Kryesinë e PS-së emrat e mundshëm dhe më pas t’i paraqiteshin Grupit Parlamentar?
Besoj se po. Procesi edhe brenda PS-së duhet të jetë sa më transparent, sa më serioz dhe sa më dobiprurës për sfidat e ardhshme të PS-së dhe të vendit tonë.
A do të ketë emra konkretë PS-ja për raundin e dytë, dhe a është Fatos Nano një kandidat i mundshëm i PS-së?
PS-ja është duke kërkuar takimin e krerëve të partive parlamentare, përfshi edhe takimin me liderin e PD-së Berisha, i cili jo rastësisht mbivendos apo ngatërron statusin e kryeministrit me statusin e kryetarit të partisë qeverisëse të vendit. Nano e ka bërë publike ofertën e tij për të qenë kandidat konsensual. PS-ja duhet ta mbështesë kandidaturën dhe të negociojë edhe me maxhorancën për të arritur konsensusin. Takimi i Nanos me partitë e tjera parlamentare dhe transparenca përballë publikut shqiptar për platformën e tij si kandidat për President i vendit, i jep seriozitet dhe më shumë transparencë të gjithë këtij procesi.
A mund të themi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të vendit është dështimi i radhës i klasës politike shqiptare?
Fatkeqësisht jemi shumë afër një dështimi të trete, që do të jetë turpërues për politiken shqiptare, për paaftësinë tonë për të bërë detyrat e shtëpisë, për paaftësinë tonë për të dalluar përparësitë kombëtare nga ato partiake apo individuale, për paaftesinë tonë për të ndalur prodhimin e ngërçeve dhe krizave politike e sociale. Kemi akoma kohë te tregojmë të kundërtën, të tregojmë përgjegjësinë tonë ndaj përparësive dhe sfidave të vendit tonë. Ta tregojmë si pjesë të përgjegjësisë sonë kombëtare më shumë se si vetpërkulje kur presioni ndërkombëtar arrin pikën kritike, duke qartësuar dështimin tonë dhe përgjegjësinë tonë në dështimin tonë të përsëritur.
/Intervistoi Servet Gurra/
2012-06-01 20:30