Presidenti Meta : COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë thirrje që shëndeti dhe jeta e shqiptarëve të jenë prioritet absolut, pasi COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Në një status në Facebook zoti Meta ju referohet të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, sipas të cilave “numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë”. “Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës” shkruan zoti Meta.