E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Rama se nuk e ka mendjen tek njerëzit, por te pasurimi i tij me mafien . Përmes një video në Facebook Zoti basha premton qeveri që kujdeset për familjet shqiptare. “Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”. “Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin” shkruan lideri demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›