E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta takon Ali Ahmetin: Zbatimi i Korridorit 8, do të lidhë më shumë vendet tona!

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një postim në Facebook Meta theksoi se gjatë takimit fokusi kryesor ishte përshpejtimi i proceseve integruese dhe anëtarësimi në BE. Gjithashtu, Meta tha se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet  dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta në Facebook.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›