Presidenti Nishani dekreton qeverinë e re
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Këshillit të ri të Ministrave. Dekreti mban numrin 8304 dhe hyn në fuqi menjëherë. Ai është firmosur më 11 shtator. Më përpara ishte paralajmëruar se dekretimi i kabinetit të ri qeveritar mund të zgjaste. Vetë Nishani tha se do bëjë verifikime për emrat e të propozuarve për ministrave. Por kjo solli reagimin e ashpër të mazhorancës së re. Ndërkohë Kuvendi që pritej të mblidhej sot në orën 11:00 është shtyrë. Vendimi është marrë pas një takimi mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me kryetaret e grupeve parlamentare.
Kuvendi ne kete menyre do te mblidhet sot ne oren 18:00, nderkohe opozita kerkoi dy dite kohe. Me konsensus eshte rene dakort qe sot pasdite te behet prezantimi i programit dhe debate te zhvillohet te shtunen dhe te dielen.
Kabineti i ri
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
14. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin