E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani takon te rinjte nga Kosova

Përfaqësues të organizatës rinore nga Kosova “Së bashku drejt Evropës” i kanë dhuruar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, një tabllo me tematikë patriotike. Në këtë tablo shpërfaqeshin bashkërisht figura të shquara të kombit shqiptar ndër shekuj, që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe mëvetësinë e vendit. Gjatë takimit, kreu i shtetit theksoi se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë agresorë, por të gjitha përpjekjet e tyre kanë qenë përpjekje në mbrojtje të trojeve, të dinjitetit dhe të lirisë prandaj edhe ia kanë dalë.
Zoti Nishani i inkurajoi të rinjtë nga Kosova që në fokus të punës së tyre të kenë edhe përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›