E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet ne kanal i vrari

Një burrë është gjetur i hedhur në kanal dy dite pasi është vrare me gurrë e shkopinj.  Policia ka bere arrestimin e autorit, ndërsa ka hedhur edhe drite mbi ngjarjen. 
Vrasja ka ndodhur ne fshatin Çerrave-Pogradec, dhe viktima u gjet i mbuluar me plastmasë e lecka.  
Viktima sipas policisë është Erjon Ibi 38 vjeç, banues ne Çerrave. Ekspertet konstatuan se  viktima ishte vrare 2(dy) dite me pare dhe për këtë ngjarje u arrestua Xhensil Lipo 19 vjeç, banues ne fshatin Leshnice-Pogradec. 
Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti për motive te dobëta, madje u gjeten edhe gurët e shkopinjtë me te cilët ishte realizuar krimi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›