Rekori kinez, ndërtesë 30 katëshe në 360 orë
Ata janë një superfuqi e shekullit XXI, me teknologji të kompjuterizuar dhe një ekonomi që rritet përditë.
Por tashmë kinezët duket se kërkojnë edhe një tjetër titull: atë të ndërtuesve më të shpejtë në botë. Dhe këtë e vërteton më së miri Ark Hotel, ndërtesa 30-katëshe e ngritur brenda 15 ditësh.
Një ekip ndërtuesish kanë ngritur në këmbë për 360 orë pune ndërtesën 30-katëshe në Changsha, një punë që është përfunduar pa u lënduar asnjë nga punëtorët.
Ark Hotel u ndërtua pranë liqenit Dongting në provincën Hunan nga Broad Group, një kompani ndërtuese kineze e specializuar në arkitekturën e qëndrueshme. Hoteli 30 katësh është llogaritur tu bëjë ballë tërmeteve deri në 9 ballë dhe është ndërtuar me material parafabrikat.
Ekipit iu deshën 46 orë punë për të ngritur strukturën dhe 90 të tjera për muret anësore.
E gjithë ndërtesa është me izolim akustik dhe termik. Çdo dhomë ka një sistem monitorimi të cilësisë së ajrit, për shkak të problemit të madh që Kina ka me ndotjen.
Përgatiti: Gazmira Ndoja


