Presidenti Obama Italia ka nje plan serioz per buxhetin
Presidenti Barak Obama thote se Italia ka shenuar nje fillim te mire ne shkurtimin e deficitit dhe rikthimin e shendetit fiskal nen udheheqjen e Kryeministrit Mario Monti. Zoti Obama tha pas nje takimi dje ne Shtepine e Bardhe se masat shume te efekteshme te mara nga zoti Monti po i tregojne botes se Italia ka nje plan qe i merr seriozisht pergjegjesite fiskale dhe nevojen per reforma strukturore.
Kryeministri erdhi ne ne nje kohe shume te veshtire ne politiken dhe ekonomine italiane. Une thjesht dua te them se sa shume e vleresojme ne starting e fuqishem qe ai ka ndermarre dhe masat shume efektive qe ai po nxit ne Itali. Ju keni pare tashme se si rrjedhoje e administrimit pervojes dhe njohurive te tij ekonomike ai jo vetem ka rritur besimin brenda Italise ne lidhje me programin e reformave por eshte gjithashtu ne gjendje te gjeneroje besim ne te gjithe Evropen si dhe ne tregjet.
Zoti Monti profesor i ekonomise dhe ish-komisioner i BE-se per konkurrencen ka vene ne zbatim masa te rrepta shtrenguese dhe reforma ekonomike. Ai tha se megjithese masat mund te jene te ashpra italianet duket se po i pranojne reformat
Deshiroj te falenderoj ngrohtesisht presidentin per fjalet e tij bujare dhe mbeshtetese te cilat ne vetvete jane nje inkurajim per qeverine time per te ecur ne kete rruge. Jam i kenaqur te them se rruga drejt konsolidimit te buxhetit dhe reformave strukturore sado e dhimbshme mund te jete ne veshtrimin afatshkurter duket se eshte kuptuar gjeresisht nga opinioni publik italian dhe mendoj se kjo eshte nje baze e mire edhe per te ardhmen e vendit.
Kryeministri italian erdhi ne kete post ne muajin nentor. Se bashku me masat shtrenguese zoti Monti ka rene dakord gjithashtu te mos marre page.
Borxhi italian aktualisht kap 25 trilion dollare.