Diskutime SHBA-Izrael mbi planet izraelite kunder Iranit
Administrata Obama po diskuton me zyrtare izraelite dhe po ndjek zhvillimet per nje sulm te mundshem izraelit ndaj Iranit per programin e tij berthamor. Njoftimet bejne te ditur se zyrtaret amerikane shpresojne se izraelitet do te lejojne me shume kohe qe sanksionet e Perendimit kunder Iranit te japin ndikimin e tyre.
A do ta perdore Izraeli fuqine e tij ushtarake kunder Iranit Shteti hebraik e konsideron programin berthamor te Iranit si kercenim. Te njejtin qendrim mbajne Shtetet e Bashkuara
Mos e vini ne dyshim Amerika eshte e vendosur te parandaloje Iranin ne perpjekjet per te siguruar arme berthamore. Une nuk perjashtoj asnje alternative ne permbushjen e ketij synimi tha Presidenti Obama.
Analistet besojne se Irani mund te kete nje sasi te mjaftueshme uraniumi te pasuruar per te prodhuar bomben brenda nje viti. Irani thote se programi i tij berthamor ka synimi paqesore por kohet e fundit njoftoi se po pasuron uranium ne nje central nentokesor.
Megjithate pikepamjet e udheheqesit suprem te Iranit Ajatollahu Ali Khamenei jane mjaft te qarta
Regjimi zionist eshte nje tumor kanceroz ne kete rajon qe duhet hequr dhe do te hiqet.
Izraeli shqetesohet se se shpejti mund te jete teper vone per te penguar Iranin ne perpjekjet per prodhimin e bombes. Robert Satloff i Institutit te Uashingtonit
Per fat te keq konflikti eshte shume i mundshem pasi Irani vazhdon te kundershtoje prerazi te ndjeke vullnetin e cdo vendi tjeter ne bote.
Zoti Satloff beson se ka gjasa qe Shtetet e Bashkuara te perfshihen ne cdo forme konflikti me Iranin
Angazhimi yne i prere ndaj sigurise se Izraelit ka nenkuptuar bashkepunimin me te ngushte ushtarak mes dy vendeve tona ne histori the Presidenti Obama.
Shtetet e Bashkuara kane furnizuar Izraelin me bomba qe shkaterrojne bunkeret te projektuara per te shkaterruar objektiva thelle nen toke sic jane objektet iraniane per pasurimin e uraniumit. Aleatet perendimore shpresojne se sanksione te reja me te forta ndaj bankave iraniane dhe industrise iraniane te naftes do ta bejne Iranin te rezervohet.
Por udheheqesi i larte i Iranit thote se Teherani nuk do te terhiqet
Ky kercenim per lufte nuk eshte ne favor te Shteteve te Bashkuara. Lufta aktuale do te jete 10 here me pak ne favor te Shteteve te Bashkuara.
Irani ka arsenalin me te madh te raketave balistike ne Lindjen e Mesme dhe ka kercenuar ti perdore ato. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak thote se Izraeli nuk do te prese shume per terheqjen e Iranit
Sot ndryshe nga e kaluara ekziston nje mirekuptim i gjere se nese sanksionet nuk arrijne synimin e deshiruar per te ndalur programin berthamor ushtarak do te linde nevoja te shqyrtohen alternativat ushtarake.
Njoftohet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta beson se Izraeli mund te sulmoje Iranin brenda disa muajsh. Nderkaq media amerikane njofton se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po perpiqen te zgjidhin mosmarreveshjet lidhur me periudhen kohore qe do ti lejojne Iranit.