Presidenti Obama argumenton se pse duhet te rizgjidhet

Presidenti i Shteteve te Bashkura Barak Obama ka bere argumentin e tij se pse ai duhet te rizgjedhjet president vitin e ardhshem duke u vene perballe rivaleve te tij republikane ne pozita superiore.
Ne nje interviste ne programin 60 Minutes te kanalit televiziv CBS presidenti e krahasoi veten me kapitenin e nje anieje qe lundron gjate stuhise. Ai tha se nuk pret qe amerikanet te jene te kenaqur me gjendjen e ekonomise amerikane.
Ai tha se nese votuesit besojne ne axhenden republikane per te ulur taksat per te pasurit dhe per rregulla me te pakta ai do ti humbasi zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshem. Por ai tha se nuk mendon qe populli amerikan eshte dakord me kete drejtim.
Perkudrazi ai tha se beson se votuesit do ti japin atij meriten qe shmangu nje Krize te Madhe per te dyten here ne Shtetet e Bashkuara duke shpetuar industrine e automjeteve dhe duke ulur koston e sherbimit shendetesor.
Presidenti hodhi poshte kritikat e republikaneve se politikat e tij kane cuar ne lufte klasash. Ai tha se po perpiqet te riktheje ne Amerike qe ngre shtresen e mesme dhe qe kerkon nga amerikanet e pasur te paguajne pak me teper.
Kandidatet republikane per presidencen perfshire ata qe jane ne krye te gares Mit Romni dhe Njut Gingrich kane thene se zoti Obama nuk eshte ne gjendje ta nxjerre vendin nga kriza ekonomike.