Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki takohet me Presidentin Obama ne Shtepine e Bardhe

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama takohet sot me Kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki ne Shtepine e Bardhe per te diskutuar te ardhmen e Irakut pas terheqjen se te gjitha forcave nga ky vend i Lindjes se Mesme ne fund te ketij muaji.
Shtepia e Bardhe tha se te dy udheheqesit do te zhvillojne bisedime ne perpjekje per hapjen e nje kapitulli te ri ne partneritetin e tyre strategjik.
Zoti Maliki mberriti ne Uashington dje dhe pritej te kishte nje darke me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Ai pritet gjithashtu te zhvilloje bisedime edhe me Zv/presidentin Xho Bajden gjate vizites se tij dy ditore ne Shtetet e Bashkuara.
Zoti Bajden vizitoi Irakun muajin e kaluar. Ai u tha udheheqesve irakiane se Shtetet e Bashkuara dhe Iraku po shkojne ne nje rruge te re.
Rreth 7 mije trupa amerikane kane qene ne Irak per me shume se 8 vjet pas nderhyrjes ushtarake amerikane atje per permbysjen e diktatorit Sadam Husein.