Presidenti Obama i jep Medaljen e Nderit nje ushtari te rene ne Afganistan

Nje ushtari amerikan i cili humbi jeten ne Afganistan ndersa po mbronte njerezit qe kishte perreth iu dha dekorata me e larte ushtarake e Shteteve te Bashkuara. Sic njofton nga Shtepia e Bardhe korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klajn Presidenti Barak Obama i dorezoi Medaljen e Nderit familjes se ushtarakut per te cilin tha se misheronte kuptimin e vertete te trimerise.
Presidenti Obama thote se rreshteri Robert Xhej Miller pjesetar i forcave speciale elite te ushtrise amerikane deshmoi guxim te pamase me 25 janar 2008 diten kur vdiq.
Rreshteri Miller bashke me mbi 20 amerikane dhe afgane po patrullonin nje lugine ne Afganistanin veriperendimor duke u perpjekur te largonin qe andej kryengritesit qe kishin sulmuar ushtaret dhe fshataret afgane.
Kur Miller dhe grupi i tij arriten ne nje repart te kryengritesve ata hapen zjarr dhe kerkuan fillimin e sulmeve ajrore. Me vone ata bene vleresimin e demeve.
Mirepo shume shpejt u gjenden ne kurth dhe u rrethuan prej gati 150 kryengritesish.
Zoti Obama thote se rreshteri Miller i beri thirrje skuadres se tij te terhiqej ndersa veten e vuri qellimisht ne rrezik.
Dhe me pas beri dicka te jashtezakonshme. Roberti levizi ne drejtimin e kundert drejt armikut duke i larguar plumbat e armikut nga skuadra dhe duke bere qe kryengritesit te shtinin kunder tij.
Presidenti thote se ushtaret e tjere te skuadres u terhoqen ne nje pike te sigurt ndersa rreshteri Miller kontaktonte me ta permes radios.
Ai ishte qelluar por vazhdonte te sulmonte pozicionet e armikut vazhdonte te luftonte. Vazhdonte akoma te hidhte granata. Por me pas ata vune re se arma e Robertit pushoi se shteni.
Dy pjesetare te skuadres nuk iu tremben plumbave te armikut per tu kthyer ne vendin ku ndodhej rreshteri Miller dhe ishin prane tij kur ai vdiq. Kur arriten perforcimet skuadra luftoi me ore te tera per te terhequr trupin e tij. Pese ushtare u plagosen por te gjithe mbijetuan.
Sipas motivacionit te Medaljes se Nderit guximi i jashtezakonshem i zotit Miller shpetoi jetet e shtate anetareve te skuadres se tij dhe te 15 ushtareve afgane.
Prinderit e Millerit thane se ai kishte dashur te behej ushtar gjithe jeten e tij. Presidenti Obama tha se trimeria e tij do te frymezoje brezat e rinj.
Ne mund te perfytyrojme nje dite dhjetera vjet me vone kur nje femije tjeter te ulet ne banke te mendoje per domethenien e vertete te trimerise dhe te gjeje frymezim ne tregimin e nje ushtari rreshterit Robert Xhej Miller dhe te nje brezi qe luftoi dite e nate luftoi per ate qe mendoi se ishte e drejte.
Prinderit e rreshterit Miller Fill dhe Morine Miller pranuan medaljen ne emer te te birit. Pas ceremonise ata thane se djali i tyre besonte se po punonte per nje ceshtje te drejte.