Akademiket shqiptare diskutojne mbi modelet ekonomike per zhvillim te vendit

Qarqet akademike te Shqiperise kane celur nje diskutim per modelet e reja ekonomike qe duhet te ndjeke vendi tani kur ka dale nga tranzicioni kur sapo kaperceu nje krize ekonomike boterore dhe kur eshte ne dyert e Bashkimit Europian. Nje grup i madh akademikesh diplomatesh studiues te ekonomise biznesmenesh vendas e te huaj zhvilluan sot nje konference shkencore per te shkembyer pikepamjet e tyre mbi keto modele te reja ekonomike qe nevojitet te ndjeke vendi ne rrugen drejt Bashkimit Europian.
Kryetari i Akademise se Shkencave Gudar Beqiraj thote se pavaresisht nga ritmet dhe shpejtesi te ndryshme proceset integruese te Shqiperise dhe vendeve te Evropes Qendrore e Lindore jane nje histori suksesi me antaresime ne NATO dhe afrim perhere e me te madh me Bashkimin Europian. Megjithate nevojitet qe pas tranzicionit te studiohen dhe te vendosen modele te reja ekonomike.
Modeli i ri ekonomik duhet te sherbeje per shpejtimin e ritmeve te transformimeve ekonomike shoqerore dhe kulturore te Shqiperise thellesine dhe permbajtjen e reformave mobilizimin me te frytshem te burimeve ekzistuese zbulimin e burimeve te reja dhe vendosjen e tyre ne funksion te prioriteteve te reja te zhvillimit dhe cka eshte me e rendesishmja - permiresimin e cilesise se jetes se popullsise. - tha zoti Beqiraj.
Ndersa zonja Greta Minxhozi e Bankes Boterore tha se ekonomia e Shqiperise po perballet me nje seri sfidash te reja sa me shume rritet. Ajo tha se dekaden e fundit Shqiperia ka ndjekur reforma ambicjoze qe sollen nje permiresim te qeverisjes ne pergjithesi reduktim te korrupsionit ndaj dhe u ngrit nga vendi 136 ne vendin e 82-te ne bote ne lehtesine e te berit biznes.
Kalimi ne nje vend me te ardhura mesatare nenkupton sfida te reja edhe me komplekse qe vijne si rezultat i rritjes se nivelit te ardhurave sofistikimit te mallrave dhe te sherbimeve te prodhuara dhe rritjes se kerkeses per to. Megjithe progresin e bere ne reformen arsimore dhe infrastrukture kerkesa per kapitale njerezore per aftesi drejtuese dhe infrastrukture te sofistikuar eshte rritur me shpejt se oferta.
Keto jane faktore qe po te mbeten te patrajtuar ndikojne ne uljen e fitimeve apo ne rritjen e kostove te investimeve. Sfida e re lidhet me promovimin e investimeve dhe novacionit ne te gjithe ekonomine shqiptare - tha zonja Minxhozi.
Akademiket theksojne se tashme Shqiperia ka modernizuar sistemin financiar dhe rrjeti bankar lehtesoi ndjeshem goditjet qe ekonomia mori nga kriza ekonomike boterore. Tani ceshtja eshte qe vendi duhet te projektoje modele te reja ekonomike per tu pershtatur me struktura te medha ekonomike te Europes se Bashkuar ku jane perfshire shtete me ekonomi te fuqishme. Nje seri pyetjesh dhe sfidash kane te bejne me qendrimin ndaj kredive dhe deficiteve ndaj arsimit dhe pronesise intelektuale ndaj shkembimeve ekonomike rajonale dhe rritjes ekonomike.