Presidenti Obama prezanton planin e ri per mbrojtjen

Presidenti amerikan Barak Obama prezantoi sot nje plan te ri per mbrojtjen ku perfshihen shkurtime te buxhetit ushtarak prej miliarda dollaresh dhe ate qe ai e pershkroi si nje moment tranzicioni pas nje dekade me luftra.
Presidenti e parashtroi rishikimin strategjik sot ne Pentagon. Bashke me te ishin edhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta dhe shefi i Shtatmadhorise Martin Dempsey.
Strategjia e re do te zgjeroje rolin e ushtrise amerikane ne Azi ne pergjigje te forcimit te Kines si dhe do te perqendrohet ne ruajtjen e pranise ne Lindjen e Mesme ku Irani vazhdon te mbetet shqetesim.
Plani perben nje ndryshim te vogel nga strategjia disa dekadeshe e Pentagonit qe ishte pergatitja per tu angazhuar njekohesisht ne dy luftra te rendesishme rajonale.