E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 40 të arrestuar në Rumani

Më shumë se 40 persona, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë rumune të Ekonomisë dhe drejtues të kompanisë publike ‘Romgaz', akuzohen për komplot kundër ekonomisë kombëtare, njoftoi prokuroria e specializuar rumune për luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit (DIICOT).

"Këta persona akuzohen për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme që shoqërisë kombëtare 'Romgaz' dhe buxhetit të konsoliduar të shtetit i kanë shkaktuar një dëm prej 97 milionë eurosh . Këto aktivitete kanë pasur si pasojë rrezikimin e sistemit energjetik kombëtar'', theksoi prokuroria.

Drejtuesit e 'Romgaz' dhe zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, por gjithashtu edhe Autoriteti i Rregullimit në Fushën e Energjisë (ANRE), akuzohen se kanë lejuar furnizimin me sasi të konsiderueshme gazi për shoqëritë private me çmime më të ulëta se ato të praktikuara zakonisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›