Presidenti Obama shënoi përvjetorin e dytë të përfundimin të luftës në Irak

Dy vjet pasi njoftoi fundin e operacioneve të mëdha luftarake amerikane në Irak, Obama shkoi sërish në Fort Bliss, për të nderuar ushtarët që luftuan në Irak.
"Pas gati nëntë vjetësh, lufta jonë në Irak mori fund. Sot, Iraku ka mundësi të drejtojë fatin e vet. Nuk ka trupa amerikane që luftojnë dhe vdesin në Irak. Në këtë përvjetor, ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën atje", tha Obama.
Presidenti tha se ushtria përballet me një luftë të ashpër në Afganistan, por ai premtoi se lufta do të mbyllet në mënyrë të përgjegjshme deri në fund të vitit 2014.
Obama i bëri thirrje Kongresit të miratojë një plan për reduktimin e deficitit që shmang shkurtime të mëdha në buxhetin ushtarak.
"Nuk ka asnjë arsye që këto shkurtime të kryen. Njerëzit në Kongres duhet të bashkohen dhe të bien dakord mbi një plan të përgjegjshëm, që redukton deficitin dhe e mban ushtrinë tonë të fortë", tha presidenti amerikan.