Një virus vdekjeprurës rrezikon mijëra njerëz në SHBA

Janë raportuar edhe katër raste të tjera të Hantavirus, një sëmundje e rrallë e mushkërive.
Parku tha se po bëhen rreth 1 mijë telefonata në ditë nga vizitorët e frikësuar.
Deri tani nuk ka një kurë të njohur për virusin, përhapur nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar. Simptomat mund të marrin deri në gjashtë javë dhe një e treta e rasteve janë fatale.
Virusi është gjetur në feçen, urinën dhe pështymën e brejtësve. Kur këto janë tharë dhe përzierë me pluhurin, mund të jenë thithur nga njerëzit, veçanërisht në hapësira të vogla.
Sëmundja mund të përhapet edhe në qoftë se njerëzit prekin ose hanë substanca të kontaminuara, si dhe nëse janë kafshuar nga një kafshë e infektuar.
Vdekja e parë u raportua më herët këtë muaj, njëri nga personat e vdekur ka qenë një 37-vjeçar nga zona e Gjirit të San Franciscos.