Kosove KQZ shpall rezultatet paraprake per zgjedhjet ne Ferizaj

Ne Kosove Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake te zgjedhjeve te jashtezakonshme te mbajtura ne komunen e Ferizajt qytet ky ne Jug te Kosoves.
Sipas ketij komisioni fitues ka dal kandidati i Partise Demokratike te Kosoves me rreth 40 per qind te votave i pasuar nga kandiati I Lidhjes Demokratike me rreth 24 per qind dy kandidatet qe pritet te garojne serish ne balotazh per kryetar te komunes se Ferizajt.
Nje pjesemarrje e ulte e votuesve prej rreth 30 per qind ishte karakteristike e ketyre zgjedhjeve ku te drejte vote kane pasur rreth 95 mije qytetare ne gjithsejt 25 qendra te votimit.
Sipas komisionit Qendror te Zgjedhjeve votimet ne kete qytet jane zhvilluar pa probleme te theksuara. Edhe organizatat joqeveritare qe kane vezhguar zgjedhjet kane bere te ditur per nje proces te mire te votimit me perjashtim te disa parregullsive te vogla.
Procesi i votimit eshte percjell nga rreth 1 mije e 500 vezhgues vendas e nderkombetare.
Votimet e djeshme ne kete qytet pasuan doreheqjen e kryetarit te deritashem Bajrush Xhemajli i cili u shpall fajtor si shkaktar i nje aksidenti ne maj te vitit 2009 ku humbi jeten nje person.