E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama u bën sfidë kritikëve të projektbuxhetit të tij të ofrojnë ide të reja

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Presidenti Barak Obama po u bën sfidë kritikëve të projektbuxhetit të tij të ofrojnë alternativa konstruktive, duke thënë se vendi ka nevojë për ide të reja dhe jo debate politike.

Buxheti prej 3 presje 6 trilionë dollarësh është kritikuar nga republikanët se shton defiçitin, shpenzimet dhe huatë.

Presidenti i bëri komentet sot pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me demokratët, që kryesojnë komisionet e buxhetit në të dy dhomat e Kongresit.

Presidenti Obama tha se me rëndësi është rigjallërimi i ekonomisë në të ardhmen e afërt dhe investimet afat gjatë, të nevojshme për të ulur koston e shërbimit shëndetsor, për të përmirësuar furnizimet me energji si dhe arsimin.

Një raport i departamentit të tregëtisë tregoi sot një rritje të numrit të shtëpive të reja, 22 përqind në shkurt. Në se rritmi i ndërtimit të shtëpive vazhdon, këtë vit në Shtetet e Bashkuara do të ndërtohen 583 mijë shtëpi të reja.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›