E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: ODIHR-i të dërgojë një mision vëzhgimi sa më të madh për zgjedhjet

Kryeministrit Berisha takohet me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të ODIHR-it dhe inkurajon ndërkombëtarët të sjellin një numër të madh vëzhguesish në procesin zgjedhor që pritet të jetë brenda standardeve të OSBE-së

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE- DIHR, i cili ndodhet në Shqipërinë për të vlerësuar kuadrin përgatitor të zgjedhjeve ne vend. Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e Misionit, Kryeministri Berisha siguroi delegacionin për mbështetjen e plotë të Qeverisë shqiptare ndaj procesit zgjedhor. Kryeministri Berisha vlerësoi se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 janë shumë të rëndësishme në lidhje me arritjen plotësisht të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe çdo përpjekje do të bëhet në këtë drejtim. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha ftoi përfaqësuesit e ODIHR-it që të dërgojnë një mision vëzhgimi sa më të madh dhe siguroi se ftesa zyrtare për vëzhgim të zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR do të prezantohet brenda javës së ardhshme.
Nga ana e tij, Shefi i Misionit të Vlerësimit të Nevojave, Gerald Mitchel falënderoi për mbështetjen e marrë nga të gjitha institucionet e qeverisë për këtë mision, dhe për rolin e ODIHR-it në përgjithësi në procesin zgjedhor.
Në kuadër të procesit zgjedhor, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për miratimin me konsensus shumë të gjerë të ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor, ndryshime të cilat, veç faktit se garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas kreut të ekzekutivit, eliminojnë përfundimisht fenomenin negativ të “Dushkut”. Kryeministri Berisha përshëndeti aprovimin konsensual të KQZ-së së re, me të cilën së shpejti do nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Si proces zinxhirë të infrastrukturës zgjedhore, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të përgatitjeve të infrastrukturës zgjedhore, ku përmendi pajisjen për herë të parë të shtetasve me letërnjoftime elektronike, modernizimin e shërbimit të gjendjes civile dhe sistemit të adresave, në bashkëpunim me projektin e Prezencë së OSBE-së në Shqipëri, arritje të cilat përmirësojnë rrënjësisht standardet e zgjedhjeve.
Kryeministri vuri në dukje se procesi aktual i hartimit të listave vazhdon me sukses dhe pa ankesa, në dallim të fortë me të shkuarën kur listat e zgjedhësve, dhe jo alternativat politike, përbënin objekt polemikash. Në përfundim të takimit të dyja palët shprehën vullnetit e përbashkët për vijimësinë e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në emër të qeverisë shqiptare ftoi dje në takimin që pati përfaqësuesit e ODHIR, që të dërgojnë në Shqipëri misionin më të madh vëzhgues që ka asistuar ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në vendit tonë.

Kryesocialisti deformon të dhënat në terren të ecurisë së procesit të shëprndarjes së kartave të identitetit

Edi Rama në rolin e kasandrës, i parathotë ODIHR-it alibinë e mospranimit të humbjes

TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama ka kryer dje rolin e kasandrës teksa përkundër garancive të dhëna nga ana e strukturave të Ministrisë së Brendshme për një ecuri normale të procesit të pajisjes së shqiptarëve me kartat e reja të identitetit, u ka ofruar monitoruesve të ODIHR-it një panoramë krejt tjetër. Në këtë valë pesimizmi, kryesocialisti tha se edhe komisionin “ad hoc” i kërkuar prej tij si një instrument transparence dhe i miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të mund të ndryshojë sipas tij situatën. Kreu i PS-së tha se së shpejti, selia rozë do të bëjë një tjetër propozim për t’i dhënë sipas tij një tjetër shans procesit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›